 |
Ky artikull merret me muajin shkurt, për trajta dhe kuptime tjera të fjalës shkurt shiko këtu. |
Shkurti është muaji i dytë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 28 ditë në vitet normale dhe 29 ditë në vitet e brishta. Tre herë në histori të vendeve të ndryshme, shkurti ka pasur 30 ditë. Kjo ka ndodhur në Suedi më 1712, Rusi gjatë viteteve 1931-1932 dhe sipas një thënje që thotë se nga normalisht muaji Shkurt ka pasur 29 (për vitet e brishta 30 ditë), mirpo perandori Augustin për të barazuar muajin e pagëzuar sipas tij me muajin korrik (Juli- të pagëzuar sipa Jul Cezarit) ka vendosur që Shkurti të ketë 28 ditë (për vitet e brishta 29 ditë).
Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit. Në shqip, emri vjen nga fakti që shkurti është muaji më i shkurter i vitit. Në shumë nga gjuhët e tjera, si për shëmbull në Anglisht, emri vjen nga perëndia romake e pastërtisë, Februus.