Azia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Harta e botës në të cilën me të gjelbërt është Azia.
Azia

Azia është kontinenti më i madh dhe me dendësi më të madhe të popullsisë nga të gjitha kontinentet e tjera. Ky kontinent mbulon 8.6% të tërë sipërfaqes së tokës, është 4.5 herë më e madhe se Evropa dhe përbën 60% të popullatës botërore.

Përmbajtja

[redakto] Etimologjia

Wiki WikiFjalori: Azia – harta gjeografike dhe historike

Kontinenti i Azisë e ka marrë emrin nga fjala asiriane "ASU" , që do të thotë dritë, lindje e diellit. Asirianët me këtë emër i quanin të gjitha vendet të cilat shtriheshin në lindje të shtetit të tyre.

[redakto] Përkufizimi dhe kufijtë

Kufijtë e Azisë janë tokësorë dhe detarë. Në veri ka dalje në Oqeanin e Ngrirë të Veriut; në jug futet thellë në Oqeanin Indian; në lindje brigjet e saj lagen nga Oqeani Paqësor, kurse në perëndim, Deti Kaspik, Deti i Zi dhe Deti Egje. Malet dhe lumi Ural e ndajnë atë nga Evropa. Në perëndim ndodhen: Mali Kaukaz, Gryka e Bosforit dhe Dardanelet Nga Afrika , Azinë e ndan: Kanali i Suezit dhe Deti i Kuq. Nga Amerika Veriore e ndan ngushtica e Beringut (e gjerë 85 km).

[redakto] Vendet dhe regjionet

Harta fizike e Azisë duke mos përfshirë Azinë Perëndimore
Regjionet e Azisë: ██ Azia Veriore ██ Azia Qendrore ██ Azia Jugperëndimore ██ Azia Jugore ██ Azia Lindore ██ Azia Jug-lindore


Regjioni dhe shteti Hapësira
(km²)
Demografia
(1 Korrik 2002)
Dendësia
(për km²)
Kryeqyteti
Azia Qendrore:
20px Kazakistani 2,346,927 13,472,593 5.7 Astana
Flag of Kyrgyzstan.svg Kirgistani 198,500 4,822,166 24.3 Bishkek
Flag of Tajikistan.svg Taxhikistani 143,100 6,719,567 47.0 Dushanbe
Flag of Turkmenistan.svg Turkmenistani 488,100 4,688,963 9.6 Ashgabat
Flag of Uzbekistan.svg Uzbekistani 447,400 25,563,441 57.1 Tashkent
Azia Lindore:
Flag of the People's Republic of China.svg Kina 9,584,492 1,384,303,705 134.0 Pekini
Flag of Hong Kong.svg Hong Kong 1,092 7,303,334 6,688.0 Hong Kong
Flag of Japan.svg Japonia 377,835 126,974,628 336.1 Tokio
Flag of Macau.svg Macao 25 461,833 18,473.3 Makao
Flag of Mongolia.svg Mongolia 1,565,000 2,694,432 1.7 Ulanbatori
Flag of North Korea.svg Korea Veriore 120,540 22,224,195 184.4 P'yŏngyang
Flag of South Korea.svg Korea Jugore 98,480 48,324,000 490.7 Sueli
Flag of the Republic of China.svg Taivani 35,980 22,548,009 626.7 Taipei
Afrika Veriore:
Flag of Egypt.svg Egjipti[1] 63,556 1,378,159 21.7 Kairo
Azia Veriore:
Flag of Russia.svg Rusia[2] 13,115,200 39,129,729 3.0 Moska
Azia Jug-Lindore:
Flag of Brunei.svg Brunei 5,770 350,898 60.8 Bandar Seri Begawan
Flag of Cambodia.svg Kamboxhia 181,040 12,775,324 70.6 Phnom Penh
Flag of Indonesia.svg Indonezia 1,419,588 227,026,560 159.9 Xhakarta
Flag of Laos.svg Laosi 236,800 5,777,180 24.4 Vientiani
Flag of Malaysia.svg Malajzia 329,750 22,662,365 68.7 Kuala Lumpur
Flag of Myanmar.svg Mianmar 678,500 42,238,224 62.3 Naypyidaw
Flag of the Philippines.svg Filipinet 300,000 84,525,639 281.8 Manila
Flag of Singapore.svg Singapuri 693 4,452,732 6,425.3 Singapuri
Flag of Thailand.svg Tailanda 514,000 62,354,402 121.3 Bangkoku
Flag of East Timor.svg Timori Lindor 15,007 952,618 63.5 Dili
Flag of Vietnam.svg Vietnami 329,560 81,098,416 246.1 Hanoi
Azia Jugore:
Flag of Afghanistan.svg Afganistani 647,500 27,755,775 42.9 Kabul
Flag of Bangladesh.svg Bangladeshi 144,000 133,376,684 926.2 Dhaka
Flag of Bhutan.svg Butani 47,000 2,094,176 44.6 Thimphu
Flag of India.svg India 3,287,590 1,045,845,226 318.2 Nju Delhi
Flag of Iran.svg Irani 1,648,000 66,622,704 40.4 Teherani
Flag of Maldives.svg Maldives 300 320,165 1,067.2 Malé
Flag of Nepal.svg Nepali 140,800 25,873,917 183.8 Kathmandu
Flag of Pakistan.svg Pakistani 803,940 147,663,429 183.7 Islamabadi
Flag of Sri Lanka.svg Shiri Lanka 65,610 19,576,783 298.4 Kolombo
Azia Perëndimore:
Flag of Armenia.svg Armenia 29,800 3,330,099 111.7 Yerevan
Flag of Azerbaijan.svg Azerbajxhani 41,370 3,479,127 84.1 Baku
Flag of Bahrain.svg Bahraini 665 656,397 987.1 Manama
Flag of Cyprus.svg Qipro 9,250 775,927 83.9 Nicozia
Flag of Palestine.svg Gaza 363 1,203,591 3,315.7 Gaza
Flag of Georgia.svg Gjeorgjia 20,460 2,032,004 99.3 Tbilisi
Flag of Iraq.svg Iraku 437,072 24,001,816 54.9 Bagdadi
Flag of Israel.svg Izraeli 20,770 6,029,529 290.3 Jerusalemi
Flag of Jordan.svg Jordania 92,300 5,307,470 57.5 Amani
Flag of Kuwait.svg Kuvajti 17,820 2,111,561 118.5 Kuwait City
Flag of Lebanon.svg Lebanoni 10,400 3,677,780 353.6 Beiruti
Flag of Azerbaijan.svg Naxçivan 5,500 365,000 66.4 Naxçivan
Flag of Oman.svg Omani 212,460 2,713,462 12.8 Muscat
Flag of Qatar.svg Katari 11,437 793,341 69.4 Doha
Flag of Saudi Arabia.svg Arabia Saudite 1,960,582 23,513,330 12.0 Riyadh
Flag of Syria.svg Siria 185,180 17,155,814 92.6 Damasku
Flag of Turkey.svg Turqia[3] 756,768 57,855,068 76.5 Ankara
Flag of the United Arab Emirates.svg Emiratet e Bashkuara 82,880 2,445,989 29.5 Abu Dabi
Flag of Palestine.svg Bregu Perendimorë 5,860 2,303,660 393.1
Flag of Yemen.svg Jemeni 527,970 18,701,257 35.4 Sana
Gjithsej 43,810,582 3,902,404,193 86.8

[redakto] Relievi

N60-90, E30-60 N60-90, E60-90 N60-90, E90-120 N60-90, E120-150 N60-90, E150-180
N30-60, E30-60 N30-60, E60-90 N30-60, E90-120 N30-60, E120-150 N30-60, E150-180
N0-60, E30-60 N0-60, E60-90 N0-60, E90-120 N0-60, E120-150
30 degrees, 1800x1800
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Relievi i Azisë.

Azia konsiderohet si kontinenti më i vjetër i rruzullit tokësor. Pjesa më e vjetër konsiderohet pjesa e Angarës, e cila është krijuar në periudhën Arkaike. Pastaj në fillim të paleozoikut formohet edhe një masë në jug e quajtur Godvana, e cila ka përfshirë nga kontinenti i Amerikës Jugore deri tek ai i Australisë, por edhe disa pjesë të Azisë. Lëvizjet e mëvonshme kan shkaktuar coptimin e Angarës dhe me coptimin e Godvanës, në fundosjen e saj, duke formuar Oqeanin Indian. Në mes të këtyre dy masave Angarës dhe Godvanës ka qenë një det i madh i quajtur Tetis.

[redakto] Klima

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Klima e Azisë.

Shtrirja e madhe gjeografike e kontinentit të Azisë është arsyeja e klimës së shumëllojshme. Në të dominojnë gati të gjithë tipat klimatik të sipërfaqës së Tokës. Mbi këtë kontinent konfrontohen masat ajrore të viseve tropikale me ato polare, kontinentale me ato maritime. Në pjesën qendrore të Azisë ndikimi i masave të lagështa dhe të nxehta detare nuk arrin të depërtojë dhe pikrisht këto vise janë nën influencën e klimës së thatë kontinentale

[redakto] Hidrografia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Hidrografia e Azisë.

Hidrografia e këtij kontinenti është një ndër elelmetet dalluese gjeografike. Në krahasim me teritorin e madh që ka , e që dallohet dukshëm nga kontinentet tjera, rrejetit i lumenjëve nuk ëshë zhvilluar në masë të duhur.[4] Megjithë atë, lumenjtë e Azisë janë të medhenj, të gjatë, me prurje të mëdha uji. Pjesa më e madhe e lumenjëve burimin e ka në pjesën qendrore të Azisë, prej nga gravitojnë kah Oqeanet që e rrethojnë. Azia dallohet si kontinent me hapsirë të madhe gjeografike, prej nga rrjedhat ujore nuk arrijnë të derdhen në detetë e afërme. Kjo hapsirë shtrihet prej Liqenit Kaspik, në perëndim, deri te kufiri i Kinës, në lindje. Vetëm kësaj zone i takon 1/3 e kontinentit.

[redakto] Bota bimore e shtazore

Bota bimore e Azisë eshtë e lidhur me shumllojshmërinë e klimës. Në pjesën veriore të kontinentit të Azisë janë të përhapura tundrat, ndërsa në jug të sajë tajga. Në pjesën qendrore stepat dhe shkretëttirat: në viset bregdetare të Detit të Mesdhe bimët mesdhetare , ndërsa në atë jugore pyjet e pashkelura që quhen xhungla.

Bota shtazore është e pasur me elefantë, tigra, shpesë etj. Në shkretëtitra jetojnë devja, çakalli etj. Në zonën e tajgave jetojnë : ariu, ujku, dhelpra etj., ndërsa në zonën e tundrës ariu i bardhë de dhelpra polare

[redakto] Demografia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Azisë.

Në Azi, jetojnë rreth 3 860 000 000 banorë që është afër 60% e numrit të përgjithshëm të popullsisë botërore.

Dendësia e popullsisë është 80 banorë për kilometër katror, por kjo ndryshon nga një rajon pothuajse të pabanuara në veri të Siberisë dhe ate të tejët të dendur në jug-perëndim të kontinentit në të cilën jetojnë deri 500 për çdo km ². Viset më të banuara janë pjesët e Kinës lindore, , qendrore dhe jugore, Gadishulli Korean, pjesët e ishujve japoneze Honshu, Tajvan, ishujt indonezian Java, Bangladeshi, dhe Hinduistani në veri të Indisë. Në Rusi, në pjesën e Azisë - Siberiane jetojnë rreth 30 milion banorë, një situatë e ngjashme në stepë të Azisë Qendrore, si dhe në Azinë jugperëndimore.

Rreth dy të tretat e popullsisë i përket racës së Azisë mongoloide që jetojnë në territorin e Japonisë në liqenin Kaspik dhe në Siberi dhe Indokinë. Pjesë të tjera të Azisë janë të banuara kryesisht me popuj indo-evropian ngjyrë të errët të lëkurës . Në Arqipelagun e Malajës jeton raca meleze.

Fetë kryesore në Azi janë Hinduizmi, Islamizmi, Kristianizmi, Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi. Hinduizmi është i përhapur në Indi, në Azinë Juglindore dhe Lindore janë të përfaqësuara nga Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi, Islamizmi në Azinë jugore, Pakistan, Bangladesh dhe Indonezi, shumica e fesë katolike në Filipine dhe ortodokse në Rusi dhe Mesdhe, në jug të Azisë

[redakto] Ekonomia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Azisë.
Ekonomia e Azisë
Gjer më vitin 2003
Demografia: 3,958,768,100 (2006 Estimate)
GDP: US$18.077 trilion
GDP (Para): $8.782 trilion
GDP/kapita (PPP): $4,518
GDP/kapita (Para): $2,195
Rritja vjetore e GDP
për kapita :
Hyrjet e top 10%:
Miljonerët 2.0 million (0.05%)
Papunsia
Femra e vlerësuar
hyrje
Shumica e të dhënave janë marrë nga UNDP nga
viti 2002 tjerat të dhëna nga burime tjera.

[redakto] Historia e Azisë

[redakto] Gjuhët dhe literatura

[redakto] Çmimet "Nobel"

[redakto] Besimet

[redakto] Mitologjia

[redakto] Filozofia

[redakto] Feja

[redakto] Shiko dhe këtë

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Asia

[redakto] Shtesë

  1. ^ Egjipti gjithmonë është konsideruar si shtet edhe i Afrikës Veriose por edhe i Azisë.
  2. ^ Rusia konsiderohet shtet i dy kontinenteve edhe atë shtet i Evropës dhe Azisë.
  3. ^ Turqia si dhe disa shtete të tjera, shtrihen ne dy kontinente. Turqia është urë lidhëse e Evropës dhe Azisë
  4. ^ *Dr.sc. Riza Çavolli;Gjeografia Raionale e Azisë, Prishtinë 1998.

[redakto] Referencat

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera